Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij, shtetasin me iniciale S. B., rreth 31 vjeç.
Mësohet se 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë janë vënë në kërkim të autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.