Bie interesimi për shkollim në Kosovë, më pak nxënës dhe studentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar të dhënat zyrtare për arsimin në Kosovë për vitin shkollor 2024/2025. Të dhënat për vitin shkollor 2024/2025 tregojnë një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, krahasuar me vitin paraprak.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët u regjistruan gjithsej 208.515 nxënës:

Krahasuar me vitin 2023/2024 (215.431 nxënës gjithsej), ka një rënie të përgjithshme, por një rritje të lehtë të numrit të nxënësve në sektorin privat.

Në arsimin e mesëm të lartë për vitin 2024/2025 janë regjistruar 63.551 nxënës, nga të cilët:

Këto të dhëna përfaqësojnë një rënie krahasuar me vitin 2023/2024, kur kishte 65.757 nxënës në total. Rënia është më e theksuar në institucionet private.

Numri i përgjithshëm i studentëve për vitin akademik 2024/2025 ishte 64.817:

Në vitin paraprak 2023/2024 ishin 70.357 studentë, nga të cilët 39.033 ishin në sektorin publik dhe 31.324 në sektorin privat, që do të thotë se numri i studentëve ka rënë në të dy sektorët.

Megjithatë, arsimi parashkollor shënon rritje të numrit të fëmijëve të regjistruar, veçanërisht në institucionet private.

Gjatë vitit 2024/2025, numri i fëmijëve të përfshirë në çerdhe dhe institucione parashkollore ishte 34.038, që përfaqëson një rritje prej 1.220 fëmijësh krahasuar me vitin e kaluar (32.818).

Për krahasim, në vitin 2023/2024 këto shifra ishin:

Kjo rritje e pjesëmarrjes në arsimin parashkollor privat tregon një interesim në rritje për këtë sektor./ Monitor

Artikulli paraprakApeli i GJKKO rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në burg
Artikulli tjetër“Ata kane 40 vjet qe kane vdek…. Çna duhen ne!”