Zgjedhjet demokratike, kanabisi, reforma në drejtësi respektimi i të drejtave të njeriut në disa sektorë, janë disa nga sfidat për Shqipërinë të rendituara nga ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt. Për kanabisin, duke e konsideruar si rrezikun më të madh në 25 vjet, Borchardt tha se qeverisë i duhet të zbatojë një plan kombëtar gjithpërfshirës për ta luftuar. E ndërsa ndodhej në takim me studentët e arteve, Borchardt u kërkoi artistëve të dalin nga kurthet e politikës. “Zgjedhjet po afrojnë; ato janë hapi i parë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ju do të bëni zgjedhjen tuaj. Mund të tundoheni të mos votoni, të shisni votën apo ta fotografoni, që të vërtetoni se keni votuar për njerëzit ‘e duhur’. Ju e zgjidhni vetë demokracinë ku doni të jetoni, prandaj, ju lutem, bëni zgjedhjen e duhur. Ne e mbështesim Shqipërinë me reformën e ligjit zgjedhor, japim këshilla për praktikat më të mira. Kolegët tanë nga OSBE/ODIHR-i do të vijnë për të monitoruar zgjedhjet – ju takon juve shqiptarëve të vendosni në cilën mënyrë doni të votoni”. Kjo deklaratë vjen nga ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Arteve, me temë “Vizioni i OSBE dhe sfidat kulturore”. Borchardt theksoi se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi vonon procesin demokratik në Shqipëri. “Ka sfida të tjera. Zgjedhjet po vijnë dhe ato janë hapi i parë për një të ardhme më të mirë. Ju do të bëni zgjedhjen tuaj. Ju mund të josheni për të shitur votën tuaj, t’i bëni foto fletës së votimit për të provuar se keni votuar ‘njerëzit e duhur’. Jeni ju që zgjidhni demokracinë e që dëshironi për të jetuar në të, kështu që ju lutemi bëni zgjedhjen e duhur”. Ambasadori Borchardt veçoi se Shqipëria ka kaluar disa ndryshime dramatike në 25 vitet e fundit, por ndër më të rrezikshmit është përhapja e kanabisit dhe për këtë duhet zbatuar një plan kombëtar antikanabis. “Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime dramatike në 25 vitet e fundit dhe një ndër më të rrezikshmit për të ardhmen është përhapja e mëtejshme e kanabisit në vend. Kanabisi dëmton shoqërinë dhe gjeneratat e ardhshme. Të gjithë ne duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur, por sidomos të rinjtë: Duhet unë të punoj një plantancion të paligjshëm? E përdor unë kanabisin? Duhet që unë ta shes atë? Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë qeverinë në përpjekjet e saj për të zbatuar një plan gjithpërfshirës për të luftuar kanabisin”. Arti dhe kultura në Shqipëri po ashtu ndodhet përpallë disa sfidave sipas ambasadorit Borchardt.
Kryesore
Continue to the categoryBujar Vreto i PD-Demokratët Euroatlantikë: Dinjitetin nuk e blini dot!
Nga Bujar Vreto
Janë të pabesë, të ligë dhe mashtruesa, sepse kanë vjellë vrerë për Sali Berishën publikisht, por edhe tani çdo ditë si skuthë...