Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra bëri një deklaratë të fortë dje para ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se sot qytetarët janë të detyruar të mbajnë armë për të mbrojtur jetët e tyre, pasi janë të pambrojtur dhe të pasigurtë nga shteti. Këtë deklaratë, Arqipeshkvi Massafra e bëri në Dajç të Bregut të Bunës, në prani të ministrit, i cili mori pjesë në një aktivitet në kuadër të fushatës për dorëzimin vullnetar të armëve. “Sot është 50-vjetori i mbylljes de facto i të gjitha kishave e xhamive 6 shkurt 1967. Nuk është rastësi. Këto armët janë pasojë e vitit të mallkuar ’97. Sa herë, shfrytëzoj rastin për të vazhduar këtë thirrje që të çarmatosim mendjen, zemrën, dorën, xhepin. Zoti ministër, populli ka frikë! Isha para dy ditësh në një fshat. Katër anëtarë të një familjeje hyjnë në kishë, një mbetet dhe rri si roje në shtëpi. Jemi duke harxhuar para për të blerë armë për të mbrojtur familjet tona nga hajdutët më thanë. Unë mendoj se një pjesë e madhe e familjeve tona janë të armatosur, sepse kanë frikë. Nuk ndihen të mbështetur nga shteti dhe as nga policia. Sigurisht që ska pyll pa derra, por nuk ndihen të mbrojtur. Atëherë unë bëj thirrje që të gjithë ju që keni armë dorëzojini, sepse pastaj dashje pa dashje fëmijët gjejnë armët e vriten. Nga ana tjetër, bëj thirrje, që shteti të jetë më i fortë, më i rreptë, ata që dorëzojnë armët të mbeten anonimë edhe të kenë mbrojtje të veçantë. Duhet të rritet besimi”.
Kryesore
Continue to the categoryBabëzi betoni në Butrint/ Rama dyfishon “pikën e voçkël” të Kumbaros...
Nga Klodian Tomorri
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka vendosur me një të rënë të lapsit thuajse të dyfishojë sipërfaqen ndërtimore të kompleksit Manastiri...