Ç’po ndodh me Myler?

Kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë, por ai nuk është më i njëjti lojtar. Nga Kupa e Botës në vitin 2014 në sezonin aktual plot ditë-hije. Por Thomas Muller nuk është problemi i vetëm në kampin bavarez, sepse 5 lojtarë aktualë kanë kaluar kufirin e 30 viteve, ndërsa Arjen Robben dhe Philipp Lahm, janë në prag të largimit. Aktualisht, Bayerni kryeson Bundesligën, por ndryshe nga sezonet e fundit nuk ka dhuruar paraqitje dominuese.
Ajo që bie në sy është venitja e Thomas Muller në periudhën e tranzicionit nga Guardiola te Ancelotti. Shefi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge zbuloi një ofertë që Manchester United bëri për Muller në kufirin e 100 milionë eurove gjatë verës së vitit 2015, por e vërteta është se, aktualisht Muller duket shumë larg një lojtari që vlen kaq shumë.
Gjatë gjithë këtij sezoni, Muller duket se është jashtë orbitës së skuadrës që ka ndërtuar Carlo Ançeloti dhe ndoshta këtu fajin e ka pjesërisht trajneri italian që nuk ka arritur të ndërtojë ende një identitet, sepse Bayerni i i tij ndizet dhe fiket me fragmente. Ndoshta Guardiola ishte më i qartë dhe më koherent në atë që kërkonte nga skuadra. Bayerni i katalanasit i dominonte ndeshjet gjatë gjithë 90 minutave dhe një lojtar kyç në skemat e tij ishte pikërisht Muller. Vetëm sulmuesi e ka pranuar se, kur Bayerni nuk luan mirë, as ai nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë.
Për të gjetur Mullerin e vërtetë duhet të kthehemi pas deri në pranverën e vitit të shkuar. Humbja e atij 11 metërshi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid ishte momenti që theu magjinë e 27-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë as në Euro 2016. Në 16 ndeshje të këtij sezoni në kampionat, Muller ka shënuar vetëm një gol. Ai ka në total 999 minuta pa shënuar që prej asaj sfide kundër Wolfsburgut në kampionat. Një moment vërtet i errët në karrierën e njeriut që konsiderohej ikona e futbollit modern në Gjermani.
Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i Polonisë për vitin që lamë pas. Sulmuesi, sezonin e kaluar ka bërë paraqitje pozitive si me klubin e tij, Bayern Munich ashtu edhe me Kombëtaren, dhe për këtë arsye e merr këtë çmim për herë të gjashtë radhazi dhe të tetë në total.
28-vjeçari në këtë garë la pas Kamil Glik, Grzegorz Krychowiak, Arkadiusz Milik e Michal Pazdan. Pas marrjes se çmimit Lewandowski deklaroi se ndihet krenar për këtë arritje dhe ky trofe do të thotë shumë për të.

Artikulli paraprakPSG, 92 milionë euro për Sergio Agueron
Artikulli tjetërMontela: Krenari dhe lojë, Bacca u pendua