Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Shkodra thotë se problemi për sipërmarrjen nuk është taksa prej 15%, por taksat e fshehura që ndonjëherë e kalojnë këtë shifër. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në “RTV Ora News”, Shkodra tha se shteti duhet ta diskutojë këtë çështje. I pyetur se, a duhet rritur paga minimale, Shkodra tha: “Si përfaqësues i biznesit, natyrshëm që një punëmarrës i lumtur dhe i qetë prodhon më shumë se një punëmarrës që është i palumtur. Të rritet, por në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar. Nga ana tjetër duhet të ketë edhe lehtësira për sa i përket biznesit. Nuk kemi probleme me taksat, kemi probleme me procedurat. Nëse ka një problem të madh sot, nuk mund të quajmë taksën 15%. Problemi më i madh janë taksat dhe tarifat e fshehura në procedurat. Procedurat e shtetit ndaj sipërmarrjes. Ke procedura doganore, fitosanitare, tek AKU-ja, ke tarifa dhe taksa nga më të ndryshme. Në fund të ditës diskutojmë taksën 15%, por nga ana tjetër kemi tarifa të padukshme. Nuk spekuloj me shifra”. “Në fund, ato mblidhen në fund të bilancit. Ato procedura nganjëherë janë 1 euro, por nganjëherë shumë euro. Dikur u tentua të kishim një inventar të matur të procedurave të shtetit ndaj sipërmarrjes. Mendoj që duhet t’i rihyjmë kësaj teme”, tha Shkodra.
Kryesore
Continue to the category“Investimi” që filloi me pushtim prone dhe përfundoi me titull strategjik
Nga Sabina Nika/ shteg.org
Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz...