“Midis meje dhe Mario Gotze nuk ka asnjë problem”. Është kjo deklarata e Thomas Tuchel në një intervistë të dhënë për mediat gjermane. Trajneri i Borussia Dortmund hodhi poshtë zërat për një krisje të raportit mes tij dhe sulmuesit 24-vjeçar. Tuchel tha se me Gotze ka një marrëdhënie normale duke theksuar se në sfidën me Leipzig nuk u aktivizua për shkak të një problemi fizik. Megjithatë 43-vjeçari është i bindur se gjermani do ta ndihmojë shumë skuadrën në të ardhmen.
Kryesore
Continue to the categoryAkuariumi i votës që vrau të ardhmen
Nga dr. Eljan Kasa
Bleva dy peshq dhe i vendosa në akuarium. Kanë ushqim me bollëk, ngjyra të bukura, dhe asnjë rrezik për jetën. Por...