Më 18 qershor do të jetë dita ku do të formalizohet rënia e qeverisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi për “Ora News” se qytetarët shqiptarë kanë mundësi që më 18 shkurt t’i tregojnë politikës se nuk janë ashtu siç ajo i mendon. “Kjo qeveri ka rënë dhe formalizimi i rënies do të jetë 18 qershori. Kam përshtypjen se qytetarët shqiptarë kanë mundësinë për të treguar edhe një herë që nuk janë apatikë, nuk janë ashtu si klasa politike i mendon qytetarët që rrinë në kafene ose thonë le të dalë të protestojë komshiu dhe jo unë, e keqja le ta gjejë komshiun dhe jo mua. Në momentin që vjen tek tjetri vjen edhe tek ty dhe besoj se qytetarët shqiptarë do ta tregojnë këtë më 18 shkurt”, tha deputeti demokrat. Duke folur për fjalën e lirë dhe situatën e medias në vend, Bogdani tha se opozitës i kanë mbetur pak alternativa për t’u shprehur. Në analogji me këtë, ligjvënësi i djathtë hedh dyshime se për këtë fakt “RTV Ora News” ndëshkohet me çështjen e licencave nga AMA. “Jo sepse fatkeqësisht Parlamenti dhe foltorja e Parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet. E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature. Nëse në kohën e diktaturës kishte një televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetëra televizione, por askush që flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si ‘Ora News’ dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online”, tha deputeti demokrat. Deputeti Bogdani u ndal edhe te propozimi i Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik, për të cilin tha se argumenti i kohës është alibi e mazhorancës.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë zgjidh problemet e mëdha që...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë dhe korrupsioni janë...