Partia Demokratike i bën thirrje Ramës dhe PS të heq dorë nga çdo përpjekje për ti bërë presione Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Koço Kokëdhimës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani reagoi pas seancës për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës, ku i gjithë grupi parlamentar i PS ishte i pranishëm në sallë si shenjë presioni ndaj gjykatës. “Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë në këtë rast, i cili do të çojë në mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima duke shpresuar njëkohësisht që gjyqtarët nuk do të jenë marrë në telefon për t’u thënë që do t’u këpusim këmbët si në rastin e gjyqtares së Krujës dhe nga ana tjetër mendoj se e kam të vështirë të besoj që qeveritarët e sotëm nuk do të dërgojnë Shullazët për t’u bërë presion edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ashtu siç po bëjnë ndaj kandidateve per rektor të universiteteve, ashtu siç kanë bërë për garat e tyre të brendshme në parti. Sot ishte e çuditshme, fakti që i gjithë grupi parlamentar i PS ishte në seancën e gjykimit, dukej qartë një lloj presioni ndaj Gjykatës” tha Ristani. Ai deklaroi se PD do të vijojë betejën kundër dekusarizimit të Parlamentit. “Isha vetëm unë dhe një përfaqësues i grupit parlamentar i cili ka ndjekur ecurinë e kësaj çështjeje. Unë shpresoj shumë që i madhi nuk do të ketë çuar Shullazët për të kërcënuar gjyqtarët e nuk do ti ketë marrë në telefon për t’u thënë që do t’ju pres këmbët. Shpresoj që çështja do të ecë mbarë dhe ne do të vazhdojmë në linjën tonë të dekusarizimit të parlamentit ashtu sikurse kemi arritur disa fitore të vogla, sepse do të vazhdojë akoma dhe më tutje dekriminalizimi i parlamentit dhe jetës politike të vendit” tha Ristani.
Kryesore
Continue to the categoryBuxheti i 12-të dhe dallaveret e Edi Ramës
Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro...