“Spanjë, eja në Afrikë, eja dhe ti Shqipëri”. Në parim mund të konsiderohet një kërkesë në mos e çmendur, disi e pazakontë, gjithsesi tani i takon Federatës spanjolle të Futbollit për të marrë një vendim. Spanjë-Shqipëri ende nuk është përcaktuar në cilin stadium do të luhet, ndërkohë që qyteza autonome e Melitës, në Afrikë në kufi me Marokun, është ofruar që ky takim të zhvillohet në stadiumin e tyre. Prej 22 vitesh kjo qytezë ka marrë autonominë dhe duke qenë në juridiksionin e Spanjës kërkon t’i japë një kënaqësi tifozëve të tyre. Stadiumi në fakt është i vogël, 12 mijë vendësh, megjithatë krerët e qytetit bëjnë me dije sipas mediave spanjolle, që do të ishte një mrekulli nëse Spanja vendos ta luajë aty ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018 me Shqipërinë. Tanimë pritet reagimi i Federatës spanjolle nëse kjo e fundit do të vendosë apo jo që ta luajë ndeshjen me kuqezinjtë në Afrikë në një qytet interesant me një histori të mbushur gjeopolitike. Shqipëria? Nëse Spanja dhe UEFA thonë Ok, Shqipëria duhet të udhëtojë për në Afrikë për të luajtur një ndeshje luksi jashtë fushës sonë.
Kryesore
Continue to the categoryShoqata e ish-të Përndjekurve reagon kundër Berishës: Jemi shtyllë kryesore e...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit të saj, Shpëtim Agolli.
"Ish të përndjekurit politikë...