Ramos fanellë me numrin 93

Serxhio Ramos ka festuar ndeshjen e tij të 500 me fanellën e Real Madrid, duke iu përgjigjur shumë pyetjeve të tifozëve të tij në një bashkëbisedim në Facebook. Sigurisht që një nga pyetjet e para ka qenë ajo që i përkiste momentit më emocionues që kujtonte nga këto ndeshje me fanellën e madrilenëve.
“Kam shumë momente të veçanta. Çdo ndeshje ka qenë speciale për mua, nuk di kë të ndaj në veçanti. Por mendoj se trofeu më i veçantë ka qenë ‘La Decima’, pasi vuajtëm shumë për të fituar Ligën e Kampioneve dhe në minutën e fundit ndaj është speciale”, tha mbrojtësi spanjoll.
Golat në minutat shtesë, si në atë ndeshje janë kthyer në tiparin dallues të tij dhe ai duhet nderuar, duke e treguar edhe në fanellë.
“Numri 4 më ka sjellë fat, më ka shoqëruar në karrierën time të Real Madrid. Por mos mendoni se nuk më ka shkuar në mend edhe të marr fanellën me numrin 93”, pranoi mbrojtësi.
Ndërkaq, i pyetur se cila ishte ëndrra e tij si fëmijë, Ramos u tregua i sinqertë. “Gjithmonë dëshiroja të isha një futbollist i Seviljes”, tha ai, duke kujtuar klubin ku u rrit dhe u bë një emër i njohur. “Por çdokush kërkon të rritet e përmirësohet dhe kisha në mendje që të luaja në të ardhmen te Real Madrid. E kisha si ide të qartë që fëmijë. Të ëndërrosh, në fund të fundit është falas”.

Artikulli paraprakUdhëtim në Shqipëri, çfarë këshillojnë britanikët
Artikulli tjetërPopulli nuk beson më Ramën!