“Donaruma i Francës”, rivali i ardhshëm i Strakoshës?

Largimi i Federico Marchettit duket i sigurt në përfundim të këtij sezoni, ndaj drejtuesit e Lacios janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Sipas mediave italiane, emri më i fundit që ka dalë në dritë është ai i Alban Lafont, 18-vjeçari i Tuluzës. “Gardiani” me origjinë nga Burkina Faso, por me pasaportë franceze po shkëlqen në katërkëndëshin e ekipit të Ligës 1 dhe mediat vendase e cilësojnë si “Donaruma Transalpin”.
Tuluza e vlerëson me tetë milionë euro xhevahirin e vet, i cili mund të zbarkojë në kryeqytetin italian për t’u bërë rivali i Thomas Strakoshës nga vera e ardhshme. Ndërkohë, alternativë tjetër është edhe Guido Guerrieri, talenti i Romës, i cili luan në huazim te Trapani në Serinë B.

Artikulli paraprakStrakosha sërish titullar
Artikulli tjetërGjimshiti tregon pendimin për Avelinon