Napoli kërkon Ibrën

Shumë lojtarë do të dëshironin të vishnin fanellën e Napolit, por ai që presidenti i kësaj skuadre, Aurelio De Laurentis, do të dëshironte të shihte të veshur me ngjyrat e klubit të tij, është vetëm një. “Nuk jam një njeri që ka zili të tjerët, por do të më pëlqente shumë të kisha në klub atë gjigantin që tani gjendet te Mançester Junajtid. E njoha në një drekë në Los Anxhelos dhe është një person simpatik, unik në llojin e tij. Kur është në fushë duket gjithmonë i inatosur, por në fakt ka një familje të mrekullueshme dhe është një njeri jashtëzakonisht i pëlqyeshëm në bashkëbisedim. E kuptuat për kë flas? Po, për Ibrahimoviç”, ishte pohimi i tij në një takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Romës, Valter Veltroni.
Në këtë takim, De Laurentis shpjegoi edhe arsyen pse kishte zgjedhur Mauricio Sarrin për pankinën e skuadrës së tij. “Nga ai më pëlqenin dy gjëra. Thosha me vete nëse arrin të vendosë mirë në fushë lojtarë të vlefshëm, por që nuk kushtojnë shumë, imagjinoje se çfarë mund të bëjë me Higuain. Mertens, Insinje e Reina, do të paraqitet shumë mirë.
Pastaj më çmendte fakti që ai është një komunist i betuar dhe një lexues i madh. Kësaj shtoji edhe faktin që vishet me tuta dhe jep një imazh të pastër”, ishte shpjegimi i presidentit të Napolit pse zgjodhi këtë trajner dy vite më parë.

Artikulli paraprakGabigol, i lumtur tek Interi
Artikulli tjetërPeskara shkarkon trajnerin