Shkëlzen Berisha: I dënuar Kryetar i Komisionit…

Shkëlzen Berisha ka sqaruar arsyet se përse ai nuk ëhstë paraqitur dje për të dhënë dëshminë në Komisionin Hetimor parlamentar për privatizimin e CEZ.
“I dënuar kryetar i komisionit
Të nderuar anëtarë të komisionit
Kam marrë njoftimin për të marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni më dt. 15.02.2017, në ora 17:00. Ju bëj me dije se i jam përgjigjur dy herë kërkesës suaj për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit edhe kur ato i kam marrë brenda ditës dhe do të vazhdoj t’i përgjigjem gjithmonë në respekt të ligjit. Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të kem kënaqësinë të jem prezent në mbledhjen tuaj më dt.15.02.2017 pasi në datat 15-16-17 shkurt 2017, më duhet të udhëtoj jashtë Shqipërisë për një event pune. Prezenca ime në këtë event është e domosdoshme dhe shtyrja e tij është e pamundur.
Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin jam në dispozicionin tuaj çdo ditë tjetër pas këtyre datave”, shkruan Shkëlzen Berisha në shkresën drejtuar Komisionit.

Artikulli paraprakMbijnë si kërpudhat, 7 kioska në 300 metra rrugë në Tiranë
Artikulli tjetërPack: PE të hetojë akuzat për Vlahutin