Ibra i uritur: Dua të fitoj dhe me United

Një 3 golësh ndaj St Ettiene-it për tu treguar të gjithëve se ai është përcaktues edhe në kompeticionet europiane. Zlatan Ibrahimoviç, është njeriu i momentit te Manchester United, me Djajtë e Kuq që falë golave të bomberit suedez po ecin me një ritëm shumë të kënaqshëm në cdo kompeticion ku marrin pjesë. Ibra është shumë i lumtur te United dhe shpreson të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur edhe me klubin nga Old Trafford. United po përgatitet për finalen e Kupës së Ligës, kompeticion ku do të sfidojë Southampton-in, për trofeun e parë sezonal. Ibrahimovic edhe pse 35-vjec ka arritur kuotën e 23 golave me skuadrën e Jose Mourinhos në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni, por më shumë sesa suksesin personal Zlatan kërkon atë të skuadrës. “Çdo trofe është për mua është i mrekullushëm, në cdo skuadër ku kam luajtur kam fituar dhe nëse do të fitoja diçka edhe këtu te United do të isha super i lumtur. Njerëzit që më njohin e dinë që unë përpiqem të jap më të mirën në çdo klub ku luaj”, deklaroi suedezi. Ibra e krahasoi historinë e tij të suksesit me atë të arkeologut dhe aventurierit Indiana Jones.
Në fund 35-vjeçari foli edhe për ndeshjen e kthimit të ruandit të 1/16-ave të Europa League ndaj francezëve të St Ettienne. ”Mendoj se ka regjistruar një rezultat shumë të mirë në shtëpinë tonë, sepse në transfertë nuk do ta kemi të thjeshtë ndaj tyre. Në Geoffrey-Guichard, kam luajtur si kundërshtar kur kam qenë pjesë e Paris Saint Germain-it, dhe e di se cfarë atmosfere krijohet aty, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, theksoi Ibrahimoviç.

Artikulli paraprakE ardhmja e Luis Enrikes
Artikulli tjetërArritjet, sfidat e vështirësitë e Kosovës