Rama fshihet në malet e Sharrit, ja ka mbathur

Kreu i qeverisë Rama është larguar nga Shqipëria prej katër ditësh me pretekstin se do të ndjekë ceremonitë festive për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. E vërteta është se largimi i tij ka lidhje me protestën e sotme të opozitës. Në panik nga revolta popullore, Rama është larguar nga Shqipëria dhe sipas ish-Kryeministrit Berisha ai po fshihet në malet e Sharrit në Kosovë.
Nuk është hera e parë që Rama ja mbath sa herë ka protesta opozita. Në protestën e 8 dhjetorit 2015, Rama u largua, ndërsa më vonë dolën foto ku tregohej se ai ishte futur në një nga bunkerët e ish-diktatorit të kthyer prej tij në muze. Si frikacak, Rama e ka të pamundur të qëndrojë në zyrë dhe të përballet me zemërimin qytetar. Kjo është një strategji e tij, të cilin ai në fakt e përdor jo vetëm kur ka protesta kundër tij, por edhe kur proteston vetë. Kështu ndodhi edhe në protestën e 21 janarit, kur ai përdori si kamikazë fatkeqët që humbën jetën, ndërsa vetë u fsheh dhe u largua nga protesta.
Sot protestuesit pritet të jenë më të shumtë se kurrë dhe ata do të kërkojnë largimin e qeverisë. Në të vërtetë qeveria është rrëzuar dhe Kryeministri ka braktisur detyrën. Ajo është në pushtet vetëm de jure dhe vetëm për të vjedhur shqiptarët. Revolta e sotme do të jetë një dëshmi e forcës qytetare përballë arrogancës, banditizmit dhe hajdutëve që qeverisin. Do të jetë një tregues i qartë se shumica e shqiptarëve sot janë në këmbë dhe të bashkuar pa dallim përkatësive politike.

Doros Pack: Reagoni, kjo qeveri duhet rrëzuar

Ish-europarlamentarja Doris Pack nuk i kurseu deklaratat e forta për Shqipërinë, dhe theksoi se nëse do jetonte në vendin tonë, do kishte frikë se ku po i rriste fëmijët e saj.
Doris Pack ka ardhur në Shqipëri me ftesë të deputetes Albana Vokshi, Kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, për aktivitetin lidhur me fuqizimin e statusit të grave dhe vajzave.
Ajo u shpreh e alarmuar në lidhje me situatën në Shqipëri:
“Jam e zhgënjyer që Shqipëria ndodhet në këtë situatë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat në sajë të reformave të qeverisë së mëparshme. Nuk arrij ta mendoj se në Parlament keni deputetë, të cilët janë gjykuar për vepra kriminale nga gjykatat europiane. Prezenca në Parlament e kriminelëve nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjino pak që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Kjo duhet të ndalet. Sistemi gjyqësor sot nuk është i pavarur”.
Pack deklaroi se, Shqipëria duhet të reagojë për kriminalizimin e pushteteve dhe gjendjen e mjeruar ku ndodhet më shumë se gjysma e popullsisë.
Ajo përmendi dhe mbjelljen në masë të madhe të kanabisit në Shqipëri, duke thënë se ky është një turp. Fajin nuk e kanë njerëzit, tha ajo, por qeveria që nuk u jep mundësinë atyre të sigurojnë jetesën.
Me përmasat që ka marrë droga në Shqipëri do të kisha frikë për fëmijët e mi, nëse do të jetoja këtu, ka thënë ish-deputetja e BE-së.
Njerëzit nuk gjejnë punë dhe kjo i bën të largohen nga vendi. Ka një shkallë të lartë papunësie, kur ka shumë të rinjë dhe të reja të shkolluar. Vihet re dhe mungesa e investimeve të reja për të krijuar vende të reja punë. Ajo që mungon nuk është interesi, por besimi te drejtësia.
Deklaratat e zonjës Pack kanë që të forta kundrejt qeverisë, duke thënë se, “nuk e kuptoj si qëndron në këmbë kjo qeveri? Nëse dëgjoni ish-ministrin e Drejtësisë do të kuptoni shumë, vijon ajo. Kjo që po ndodh me Shqipërinë nuk është zbatimi praktik i demokracisë. Qeveria duhet të zgjohet. Duhet të theksoj se ky rajon ka një peisazh atraktiv dhe duhet të investohet për turizmin natyror për të krijuar mundësi punësimi. Me një qeveri të tillë është vështirë të jesh optimiste. Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të mos manipulohet gjyqësori dhe demokracia të mund të lulëzojë me një parlament të dekriminalizuar”.

Artikulli paraprakDhunohet familja e gazetarit Skuqi, gruaja e masakruar, fëmijët të traumatizuar
Artikulli tjetërSHBA: Mbështetje betejës qytetare për zgjedhje të lira