Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, garantoi dje se janë marrë masat për qëndrimin në shesh deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Këlliçi ndër të tjera tha, se kjo nuk është protesta e PD-së, por e të gjithë shqiptarëve. “Qytetarët duan të votojnë të lirë, për këtë flet qartë edhe vendimi që ata morën, për të qëndruar në shesh. Nuk do të pranojmë që të ketë sërish manipulime të zgjedhjeve. E kishin shansin disa herë me zgjedhjet lokale dhe ato të pjesshme në vende të ndryshme, por treguan të kundërtën”, tha Këlliçi.
Kryesore
Continue to the categoryEnriketa Papa propozon nderimin e Ina Kasimatit dhe uljen e taksave...
Këshilltarja e Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak kërkoi që të nderohet figura e aktivistes...