Kroos, objektivi i radhës për Mourinhon

Manchester United vazhdon të mbetet në garë për fitimin e trofeut të FA CUP, Kupën e Ligës dhe Europa League, por ende nuk ka arritur që gjatë këtij sezoni të shijojë zonën Champions League, objektiv sezonal i “Djajve të Kuq”.
Momentalisht ekipi pozicionohet në vendin e gjashtë në kampionat në kuotën e 48 pikëve. Sigurisht që përmbushja e këtyre misioneve kërkon përkushtim maksimal dhe në rastin më të mirë arritja e tyre kërkon dhe përforcimin e ekipit, në mënyrë që për sezonin e ardhshëm të bëjë paraqitje dinjitoze.
Kështu, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po projekton emrat që kërkon të transferojë në “Old Trafold”. Përveç interesimit të bërë tashmë publik, për sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, portugezi ka në qendër të vëmendjes dhe një mesfushor, i cili mund t’i japë edhe më shumë cilësi lojës së “Djajve të Kuq”. Bëhet fjalë për futbollistin e Realit të Madridit, Toni Kroos. Klubi anglez tentoi transferimin e tij sezonin e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit. Në qershor Mourinho do të përpiqet ta ketë gjermanin në dispozicion, pasi e sheh atë si një element shumë cilësor. Sigurisht që klubi “Los Blancos” do të bëjë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kroos, por duhet parë dhe dëshira e vetë mesfushorit, i cili ndoshta edhe mund të joshet nga oferta e Man.United.

Artikulli paraprakMorata drejt largimit nga Reali
Artikulli tjetërBE i rikujton Prishtinës kushtet për liberalizimin e vizave