Një makinë ka shpërthyer dhe ka marrë flakë ndërsa ka qenë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare në zonën e Saukut. Mësohet një automjet tip “Opel Corsa” është përfshirë nga flakët dhe në pak minuta është djegur plotësisht.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar edhe një shpërthim, ndërsa policia sipas tyre shkoi në vendngjarje pas 15 minutash. Nuk dihet sa persona ka pasur brenda në makinë dhe nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse si dhe policia.
Një makinë tip “Benz” ka përfunduar poshtë shkëmbinjve buze liqenit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe makina është gjetur e rrëzuar sot në mëngjes. Në makinë nuk janë gjetur persona të lënduar. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga tek një kthesë në Zogaj të Shirokës. Policia dyshon se personat që kanë qenë brenda në makinë janë larguar menjëherë për t’i shpëtuar hetimit të ngjarjes.