Luçiano BOÇI
Rama pas katër vitesh në pushtet, shkoi sot në Universitetin e Elbasanit.
Po bënte “leksion” marrëzie, ku si kudo “ngatërroi kekun me byrekun”.
Ju hap pedagogëve si “marinar” i vjetër, por që e zë deti, për drejtësinë dhe harroi arsimin.
Gati sa nuk i tha që të ndjekin shembullin e Ndokës, Prengës, Roshit, për të pasur rezultate të larta shkencore dhe për të qenë të drejtë me studentët!!!
Nuk pati kurajo t’u shpjegojë pedagogëve e studentëve:
Pse tarifat e Bachelorit janë rritur 40%?
Pse për master profesional tani paguhet 1.200.000 lekë dhe para tre vitesh vetëm 650.000?
Pse Ministria drejton Bordin e Administrimit të UE në shkelje të plotë të ligjit?
Pse pedagogët marrin grant për paga vetëm për 9 muaj?
Pse nuk kanë të ardhme të qartë univerisitetet e rretheve për statusin e tyre?
Pse penalizohen ato për doktoraturat, ndërkohë që klientët jo publikë të Ramës e gëzojnë këtë të drejtë?
Pse ka rënë cilësia e diplomës?
Pse nuk ka treg pune për këto diploma?
Pse mijëra maturantë ngelën jashtë auditoreve?
Pse më të mirët nuk arritën degën e dëshiruar?
Pse arsimi ynë ka degraduar dhe ka humbur funksionet e tij bazë edukuese e dijedhënëse?
Në vend të tyre ai si gjithmonë “griu sallatë” fushate!
I bëftë mirë!!!