Kreu i deputetëve demokratë, Edi Paloka u shpreh dje nga sheshi i protestës se vendi nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën në pushtet. “Kush e liroi “Hakmarrjen për Drejtësi”? Kush i liron banditët çdo ditë? Ku ishin strehuar kriminelët që janë sot janë përballë drejtësisë po që deri dje ishin në sallën e Parlamentit? Ku janë kriminelët që deri dje mbanin mandatin e deputetit? Kush i strehoi? Ai pra, kryekrimineli sepse vetëm me kriminelët mendon se do të mbajë pushtetin e tij të inkriminuar. Thotë që shqiptarët duan Vetingun, por po e përsëris që edhe ne e duam drejtësinë e pavarur dhe jo të korruptuar. Por ta harrojë Rama që ne, qytetarët e kësaj proteste, qytetarët e lirë do të pranojnë një drejtësi si ajo që do Edi Rama. Do kemi drejtësi të pavarur pa Edi Ramën, shtet të lirë pa Edi Ramën, Shqipëri të lirë pa Edi Ramën. Vetëm kështu do të ketë drejtësi dhe votë të lirë për shqiptarët”, tha Paloka. Nga ana e tij, Arben Ristani u shpreh se shqiptarët besojnë tek republika e re: “Ne këtu dhe qindra mijëra shqiptarë si ne nuk kanë besuar tek Edi Rama dhe nuk do të besojnë tek Edi Rama. Sepse nuk besojnë tek krimi, nuk besojnë tek trashëgimia e etërve të tyre. Sepse kanë patur një plan të qartë të detajuar, duke u bazuar tek trashëgimia e etërve në mënyrë që të sundonin këtë vend dhe të zhvasnin këtë popull dhe kjo do të kalonte në tre drejtime kryesore. Së pari, do ta varfëronin, dhunonin dhe së treti, do t’i merrnin dinjitetin. Këtë plan janë munduar ta realizojnë hap pas hapi. Sot jemi vendi më i varfër në Europë. Sot jemi vendi me papunësinë më të lartë, me taksat më të larta, me çmimin e energjisë më të lartë, karburantet më të larta. Vendi me emigracionin më të lartë. Sepse këta kanë ndjekur strategjinë ta varfërojnë, më pas strategjinë e dhunës. Një djalë i ri për një cigare hashash është shtyrë drejt vetëvrasjes. Së fundi, duan t’i marrin edhe dinjitetin, t’i marrin votën për 20 mijë lekë të vjetra. Sepse i njeriu i varfër, i dhunuar, pa dinjitet mund të mbahet nën zgjedhë me kollaj. Prandaj njerëzit e ndershëm dhe inteligjentë nuk i besojnë Edi Ramës, besojnë tek PD, besojnë tek Lulzim Basha, besojnë tek Republika e Re”.
Kryesore
Continue to the categoryKandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, denoncon presionin e pushtetit për...
Nga Mirela Karabina
Kryeplakja e fshatit Kodër Bujars, Arta Preçi i bën presion hapur Z. Muça për të votuar kanditaten e Partisë Socialiste.
Sapo e takova...