Procedimi për kreu e FRPD Shkodër, Këlliçi: Mos i provokoni të rinjtë

Pas nisjes së hetimeve nga policia për kreun e FRPD-së në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi. Ky i fundit i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mos provokojë të rinjtë sepse do e pësojë më keq se paraardhësit. “Edi Rama mos i provoko të rinjtë e Shkodrës se do ta pësosh më keq se paraardhësit e tu. Frikacaku Edi Rama ka lëshuar policinë e tij te inkriminuar të shantazhojë, kërcënojë e frikësojë të rinjtë. Këtë gjë bëri në Elbasan kur urdhëroi qindra forca policie ta ruajnë nga protesta e të rinjve, këtë bëri në Shkodër ku urdhëroi procedim për kryetarin e FRPD-së Arvit Bushati. Por Edi Rama ende nuk ka kuptuar se të rinjtë e PD e mijëra të tjerë që i janë bashkuar në këto ditë vendimtare për Shqipërinë, as nuk kërcënohen e as nuk tremben, por veçse bëhen më të fortë dhe të vendosur për tu përballur me regjimin kriminal të Edi Ramës. Rinia është në këmbë në çdo cep të Shqipërisë dhe e gatshme të të prese siç e meriton. Pushteti yt është në grahmat e fundit dhe nuk e mban dot as me dhunë e as me provokime”, shkruan Belind Këlliçi.   Policia e Shkodrës shpallur në kërkim kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati për protestën kundër kryeministrit Rama në Sheshin “2 Prilli”. Sipas policisë, 27-vjeçari Bushati me detyrë kryetar i FRPD Shkodër do të përballet me akuzën për veprën penale: Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në njoftimin e policisë thuhet se, 27-vjeçari rreth orës 12:00 të ditës së mërkurë në lagjen “Qemal Stafa” ka organizuar protestën e paligjshme me 15 persona, kundër ardhjes së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës. Në një moment të rinjtë janë shtyrë me policinë, pasi kanë tentuar që t’i afrohen godinës së rektoratit, ku do të zhvillohej takimi i parashikuar nga kreu i ekzekutivit me studentët e “Luigj Gurakuqit”. Vizita e Ramës në Shkodër është shoqëruar me protesta. Studentët mbanin pankarta në duar, ku shkruhej: “Rama ik!”, “Qeveri teknike”, “Rama, o plehrë kimike”. Përveç thirrjeve ndaj kreut të qeverisë për t’u larguar, për t’i hapur rrugën qeverisë teknike, nuk kanë munguar as goditjet me vezë. Rama është mbrojtur nga Policia dhe nga Garda e Republikës, që kanë ndaluar me forcë disa dhjetëra protestues që po e prisnin tek hyrja e godinës. Kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvin Bushati, u shpreh se, studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama për shkak të korrupsionit dhe dështimit të Reformës në Arsim. Ai deklaroi se, pati një konfrontim me policinë dhe ata nuk u lejuan që t’i afrohen rektoratit të universitetit, ku kaloi kryeministri. Mesa duket policia po e ndjek penalisht kreun e Forumit Rinor të PD për t’i mbyllur gojën.

Artikulli paraprakManjani: Në çadrën e lirisë duhet të mblidhen të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetërPresidenti Trump i shkruan Nishanit: Përpara kemi sfida të përbashkëta