Antoine Griezman sërish vendimtar

Edhe pse cilësohet jashtë garës për titullin në La Liga, Atletiko Madrid duket e rikthyer në skuadrën që të gjithë njihnin. Përballja e fituar 3-0 me Valencian u vendos pikërisht nga grinta dhe agresiviteti që ekipi i Simeones shfaqi në fillimin e pjesëve të lojës. Antoine Griezman zhbllokoi shifrat vetëm pas 10 minutave lojë, duke shfrytëzuar asistin e Koke.
Në startin e pjesës së dytë, ishte Kevin Gameiro ai që dyfishoi, ndërsa Griezman realizoi golin e tretë për “Los Colchoneros” dhe të dytin personal në minutën e 83-të. Tre pikë shumë të rëndësishme për Atletiko Madrid, që rikthehet në vendin e katërt, me një pikë më tepër se rivalët e Real Sociedad.
Ndërkohë në sfidën tjetër të La Liga-s, Athletic Bilbao mori një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Malagës. Sfida përfundoi me suksesin minimal 1-0 të baskëve kjo falë 11-metërshit të realizuar nga Raul Garcia në minutën e 72′.

Artikulli paraprakKujdes PSG!
Artikulli tjetërMonaco “likuidon” Nantes