Monaco “likuidon” Nantes

Monaco rivendos diferencën prej tri pikësh me PSG në kampionatin francez pas fitores 4-0 me Nantes në shtëpi. Paraqitje bindëse kjo e skuadrës nga Principata që e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Pa u mbushur 4 minuta lojë, Kylian Mbappe u gjend në vendin dhe kohën e duhur për golin që do t’i hapte rrugë suksesit të vendasve.
Në të 43-ën, Valere Germain i ndëshkoi për herë të dytë “Kanarinat”. Ndërsa në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë Mbappe sigloi golit e dytë personal dhe të tretin për Monacon. Në pjesën e dytë kryesuesit e kampionatit francez e thelluan edhe më tej diferencën me golin e Fabinhos me 11-metërsh.

Artikulli paraprakAntoine Griezman sërish vendimtar
Artikulli tjetërJuventus, dëmtohet Chiellini