Bayer Leverkusen shkarkon Schmidt

Roger Schmidt nuk është më trajneri i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm kontratën me 49-vjeçarin, ku vendimtare ishte humbja e thellë 6-2 me Borussia Dortmund këtë fundjavë. Tekniku gjerman ishte në krye të klubit që prej 25 prillit të vitit 2014 dhe gjatë kësaj kohe e ka kualifikuar 3 herë Leverkusen në fazën e grupeve të Champions League. Shefi ekzekutiv i “Aspirinave”, Michael Schade në komunikatën zyrtare të klubit falenderoi Schmidt për punën e bërë në “BayArena”.

Artikulli paraprakBenfica, Lindelof rinovon deri në 2021
Artikulli tjetërPrapaskenat e Bonuçit: Në verë kisha nisur anglishten