Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur dje paradite listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret ndaj Moldavisë më 23 dhe 27 mars. Ka pak risi mes 21 emrave në këtë listë, pasi tekniku u ka besuar plot elementëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në kualifikueset e fundit të Kampionatit Europian.
Taulant Seferi, Kristal Abazaj, Grent Halili dhe Gerbi Gjepali thirren për herë të parë, ndërsa Emanuele Ndoj do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses U-21 edhe pse u fol se De Biazi mund ta afronte në ekipin e parë.
Valdrin Mustafa, Leonardo Maloku, Bardhec Bytyqi dhe Taulant Seferi janë në pritje për të marrë pasaportat, ndaj me shumë gjasa do të zëvendësohen me lojtarë nga kampionati shqiptar.