Revoltë në rrjetet sociale për emërimin e Xhafës

Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër misionin e vështirë t’u mbushë mendjen qytetarëve se Fatmir Xhafaj nuk ka qenë hetues në kohën e komunizmit, pavarësisht se ndaj tij ka dhjetra denoncime. Kryeministri ka emëruar Fatmir Xhafajn ministër të Brendshëm, por nuk është dekretuar ende nga Presidenti. Dhe për t’i dalë në mbrojtje, mediat pranë Qeverisë kanë nisur sulmin kundër dy personazheve që denoncuan vuajtjet nga Fatmir Xhafaj vite më parë. Kryeministri preferoi ta ndante me qytetarët këtë lajm të fabrikuar nga zyra e tij, por sigurisht që reagimi nuk ishte aspak ai që priste. Qytetarët i janë vërsulur Ramës me komente nga më të ndryshmet duke u shprehur kundër Fatmir Xhafajt. Komentet e shumta kundër Xhafajt, bënë që Rama të ofendonte edhe disa prej tyre. Ata që nuk mendojnë njësoj me Kryeministrin, ku i fundit i etiketon si qytetarë të “çadrës”.  Një ndjekës i ka kërkuar “llogari” kreut të qeverisë shqiptare që të shpjegojë se pse emëroi Xhafajn në krye të këtij institucioni, ndërsa akuzoi Ramën se ky i fundit është kundër Vettingut. Komentuesi shkon më tej ndërsa shton faktin se kryeministri duhet të jetë i pari pas hekurave. “Lëri përrallat dhe fasadat fallso të tuat që shquhesh. Por jep përgjigje si emëron ministër një hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerëzore me të papushtetshmit e asaj kohe. Dhe aq më keq ke kaq vite që e mban pranë në postë të rëndësishme..Ke fytyrë dhe kërkon Veting ti…qe je i pari që duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me radhë. Leri filmat që je pro Vetingut ti..!!!!!”,  shkruan komentuesi.

Artikulli paraprakMbështetje ndërkombëtare ndaj kauzës së opozitës
Artikulli tjetërZjarri në Bibliotekë, për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve