Partia Demokratike e ka ndryshuar këtë vend

Rudina Hajdari

Më 22 mars të vitit 1992 ky vend i vogël mori një vendim shumë të rëndësishëm. Theu prangat dhe zinxhirët e një sistemi që na kishte izoluar për 5 dekada. Unë isha 5 vjeç.
Ne zgjodhëm demokracinë, zgjodhëm lirinë. Filluam një rrugë të guximshme. Ne ishin të udhëhequr nga burrat dhe gratë, të cilët dhanë çdo fije të forcës së tyre për të ndërtuar një Shqipëri të re mbi bazën e demokracisë.  Disa prej burrave dhe grave që udhëhoqën këtë lëvizje janë të pranishëm sot. Për ta, do të ftoj që të ngrihemi dhe t’i japim duartrokitje me mirënjohjen tonë më të thellë.
Në 25 vjet, Partia Demokratike e ka ndryshuar këtë vend. Demokracia, e cila kjo parti solli në Shqipëri ka ndryshuar çdo aspekt të ekzistencës sonë dhe çdo aspekt të të kuptuarit tonë.  Komunizmi ishte një bunkier i errët. Kur ai u shkatërrua, ne pamë botën.
Ndërsa sonte është e pashmangshme për të kujtuar dhe reflektuar për të kaluarën, unë dua t’ju kërkoj që ne të imagjinojmë të ardhmen në të njëjtën mënyrë që ju e imagjinuat atëherë. Nëse mund të arrijmë vetëm një pjesë të asaj që ju arritët 25 vite më parë, ky vend do të bëhet i mrekullueshëm.
Partia Demokratike ka akoma shumë për të bërë. Ne kemi zgjedhje për të fituar. Nuk mund të jemi utopikë ndaj kësaj beteje. Ne duhet të jemi realistë – por duhet t’i qëndrojmë besnik idealeve tona deri në fitore, prandaj dhe qëndrojmë këtu sepse kërkojmë zgjedhje të lira për të arritur ëndrrat që kemi sot.

Artikulli paraprakZyrtare, pranohet përgjimi i Trump nën presidencën e Obamës
Artikulli tjetërRithemelim i Republikës