Bashkia Kamëz: Rama i vetmi kryeministër që i bën presion drejtësisë

Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka guxuar dhe vazhdon t’i bëjë presion drejtësisë, madje duke telefonuar dhe kërcënuar hapur me prerje këmbësh si në rastin e gjykatëses së Krujës. Kryeministri i një bande në pushtet e quan farsë procesin, por kujtojmë që ai dhe shpura e tij në PS kanë bërë disa herë deklarata publike si presion ndaj drejtësisë për të ndikuar në dhënien e vendimit të gjykatës ndaj kreut të Bashkisë Kamëz.

Të premten ranë akuzat politike ndaj Xhelal Mziut në Apel, pavarësisht nga presioni mbi drejtësinë; nga montimi i një procesi farsë deri tek deklarimet e Ramës në takimet elektorale të PS-së se Xhelal Mziu do të ishte ose në shtëpi, ose në burg pas 21 qershorit.

Presioni më i fundit ishte i Saimir Tahirit më 21 prill (një ditë para dhënies së vendimit të Apelit) nga komisariati nr.5 Kamëz. Drejtësia më në fund konfirmoi qartë se akuzat kanë qenë të ndikuara hapur politikisht. Pas të gjitha sulmeve ndaj kryebashkiakut të Kamzës ishte Rama. Në zgjedhjet e vitit 2015, Rama dhe shpura i tij morën përgjigjen më të mirë nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, duke votëbesuar bindshëm për herë të tretë Xhelal Mziun si kryebashkiak të Kamzës.

Edmond DURAKU

Artikulli paraprakMision i ri në kërkim të jetës jashtë sistemit tonë yjor
Artikulli tjetërMbi 70 për % e mësuesve në Lushnje u shkarkuan pa asnjë motiv