Mahrez sërish në “orbitën” e Barcelonës

Riyad Mahrez përfundon sërish në “radarët” e Barcelonës. Mesfushori i Leicester, i shënjestruar nga katalanasit verën e kaluar, kur bisedimet u ndërprenë për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës me anglezët, vazhdon t’i pëlqejë shumë blaugranave. Sipas “Sport.Es”, lojtari nga Algjeria do të ishte shumë i lumtur të luante përkrah Lionel Messit. Gjithsesi për t’i shkëputur Mahrez kampionëve në fuqi të Anglisë, Barcelona duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro.

Artikulli paraprakTorres drejt rinovimit me Atl. Madrid
Artikulli tjetërMançini “snobon” ofertat nga Kina