Mançini “snobon” ofertat nga Kina

Në pritje të telefonatës së duhur dhe të projektit ideal. Roberto Mançini nuk dëshiron të nxitohet për të zgjedhur skuadrën e tij të radhës. Ëndërron Premier League, kërkohet në kampionatin francez, por nuk përjashton as marrjen e një klubi italian. Gjithsesi ofertat zyrtare për momentin kanë ardhur vetëm nga Kina, por që nuk merren aspak në konsideratë nga 52-vjeçari. Mançini nuk e sheh veten në drejtimin e ndonjë klubi kinez dhe për këtë nuk mendon të dëgjojë asnjë ofertë nga vendi aziatik.

Artikulli paraprakMahrez sërish në “orbitën” e Barcelonës
Artikulli tjetërGogla të ngrohta e të ftohta, UEFA u përgjigjet akuzave