Hamburgu, trajneri Gisdol firmos deri në 2019

Hamburgu i beson Markus Gisdol. Klubi gjerman i ka rivonuar kontratën trajnerit edhe për 2 sezonet e ardhshme. 47-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në shtatorin e 2016-tës, që pas largimit të Bruno Labbadia, me ekipin që renditej në vendin e fundit të klasifikimit. Hamburgu këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria, për herë të parë në histori. Megjithatë kontrata e Gisdol dhe stafit të tij deri në vitin 2019, është e vlefshme për të dyja Kategoritë.

Artikulli paraprakPerez: Benzema, për shumë kohë te Reali
Artikulli tjetërBayern, “Allianz Arena” me 100% të kapacitetit