Një nga lojtarët shumë të përfolur në merkato, Matia De Shiljo, duket se ka vendosur të largohet nga Milani në përfundim të këtij sezoni. 24-vjeçari, i ardhur nga akademia e “Djallit”, nuk ka ndër mend ta rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në 2018, dhe ka filluar që tani bisedimet me ekipet e interesuara për të.
De Shiljo, me shumë mundësi, do t’i bashkohet Juventusit, pasi ish-trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, e kërkon me ngulm. Transferimi i tij në Torino do të varet shumë edhe nga qëndrimi i Alegrit në Torino, pasi trajneri kërkohet nga shumë ekipe. E ardhmja e 24-vjeçarit, me shumë mundësi, do të jetë larg Milanelos.