Situata demografike në vend ka thelluar përkeqësimin prej rritjes së numrit të vdekjeve, rënies së lindjeve dhe martesave. Sipas të dhënave të INSTAT, statistikat vitale për tremujorin e katërt të vitit 2016, pasqyrojnë një rënie me rreth 23,8% të shtesës natyrore të popullsisë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015. Gjithashtu lindjet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti ishin 8.119 duke pësuar një rënie me 2,9% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Gjatë tremujorit të katërt 2016, numri i vdekjeve ishte 5.782 duke shënuar një rritje me 9,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015. Prej këtyre ngjarjeve popullsia e vendit është përfshirë në një cikël rënës, prej emigracionit të lartë, rënies së shpejtë të lindjeve dhe plakjes së popullsisë. Me këto zhvillime ekonomia e vendit rrezikon të humbë konkurrueshmërinë që ka aktualisht me forcën e re të punës. Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritjeje që publikoi së fundmi Eurostat. Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm 1.67. Kjo është rënia më e madhe në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive në lindshmëri. Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë. Në Shqipëri, psikologët dhe demografët kanë shpjeguar më herët për “Monitor”, se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike, që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë deri në 30 vjeç është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë.
Kryesore
Continue to the categorySi do ta trajtojë Trump Ballkanin? Lulzim Basha: Prioritetet nuk do...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Balkan Talk” në Euronews Albania, theksoi rëndësinë e Ballkanit për administratën e Donald Trump në...