Rama do fusë në Parlament “Hakmarrjen për Drejtësi”!

Ish-Kryeministri Berisha shprehet se, Rama do të fusë në Parlament anëtarët e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora, i cili shkruan për lidhjet e Ramës dhe Saimir Tahirit me anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Qytetari shkruan se, ka denoncuar personalisht Roland Shytin në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, por ata e kanë nxjerrë nga Drejtoria, duke i thënë se varen nga Rama dhe Tahiri. Në një postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se, Rama do të fusë në Parlament anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”!
“Qytetari dixhital denoncon: Lidhjet direkte të Edvin Shullazit dhe Saje qorrit me kriminelët e “Hakmarrjes për Drejtësi”! Mbrojtjen e tyre me urdhër të Ramës nga supertrafikanti, drejtori i Policisë së Vlorës!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e qytetarit nga Vlora.
“Të na rrojë “Rilindja” me “Hakmarrjen për Drejtësi”, jo vetëm morën pafajësi, por po presin, sepse Rama ju ka premtuar edhe për vend në Parlament. Turp për këtë qeverisje ordinerësh, turp! Kam denoncuar personalisht Roland Shytin në Drejtorinë e Vlorës dhe më kanë nxjerrë nga drejtoria, duke më thënë se varen nga Rama dhe Tahiri. Kam kontaktuar Tahirin dhe më ka thënë se nuk ka asnjë lloj denoncimi për këtë person…dhe nuk është person në kërkim… I kam të regjistruara të gjitha. I kam thënë; më jep numrin e një polici të përgjegjshëm të denoncoj përsëri jo vetëm unë, por mijëra qytetarë. Me ka kërkuar numrin e telefonit dhe drejtori i Policisë Vlorë ka telefonuar nënën time në orën 11:00 të natës me ton kërcënues, duke i thënë mos ta bezdisim me ministrin. Kemi shkuar te prefekti i Qarkut Vlorë dhe na ka thënë; Lelin e komandon Tahiri dhe Rama. Nëse ata ndërhyjnë te Leli dhe te drejtori i Vlorës, atëherë enigma Shyti merr fund”, shkruan qytetari.
Para pak kohësh një qytetar nga Vlora iu drejtua Berishës me një mesazh ku e informonte se banda e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kishte grabitur pronën, duke e detyruar që të largohet jashtë shtetit. Sipas qytetarit Roland Shyti i ka marrë pronën nëpërmjet kërcënimeve, ndërsa shteti nuk ndërhyn, sepse sipas tij, një grup kriminelësh e banditësh të “Hakmarrjes për Drejtësi” janë të lidhur me qeverinnë, në veçanti Roland Shyti.

Si mori pafajësinë “Hakmarrja për Drejtësi”

Të gjithë anëtarët e bandës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 14 shkurt të këtij viti. Ky vendim kriminal është dhënë pas presioneve të kryeministrit Rama ndaj gjyqësorit. 17 krimet për të cilat akuzohen anëtarët e bandës janë ngjarje të rënda, që kanë tronditur të gjithë vendin, por pas 18 vitesh përballje me drejtësinë, dje janë shpallur të pafajshëm.
Tashmë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, dy themeluesit e kësaj organizate terroriste, Leart Shyti dhe Orik Shyti si dhe anëtarët e saj, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë të lirë dhe të pafajshëm dhe mund të kthehen në Shqipëri kur të duan.
Dy themeluesit e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” janë djemtë e Hajredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste. Hajredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve civilë në 2 prill 1991 në Shkodër. Themelimi i kësaj organizate terroriste nisi si një hakmarrje për dënimin e Shytit për të krijuar destabilitet në vend. Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për Drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë. Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti.

R.POLISI

Artikulli paraprakKapen në Itali 6 kg kokainë e 258 kg kanabis, në pranga tre shqiptarë
Artikulli tjetërXhafa, me të njëjtin intensitet si Tahiri në trafikun e drogës