Shqipëria po shkon drejt plakjes. Alarmi është dhënë nga INSTAT, institucioni i cili përveç shifrave tregon edhe shkaqet që po e çojnë vendin drejt kësaj gjendje. Instituti i Statistikave shkruan se në tremujorin e katërt të vitit 2016 janë regjistruar në total 8119 lindje, duke treguar një rënie prej 2.9% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i vdekjeve ka qenë 5782, që tregon një rritje prej 9.1% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015. INSTAT rendit disa shkaqe lidhur me këtë fenomen. Rënia e numrit të lindjeve është shkaku kryesor. Sipas INSTAT çiftet e reja ndihen të pasigurt për krijimin e familjeve të reja, për shkak të tregut të punës. Papunësia sipas tyre i pengon ata të lindin fëmijë dhe t’u krijojnë kushtet e duhura. Një tjetër shkak është se të rinjtë po emigrojnë gjithnjë e më shumë në vende të tjera, sërish për motive ekonomike, ndërsa një tjetër motiv lidhet edhe me rritjen e numrit të vdekshmërive.
Kryesore
Continue to the categoryShtrenjtohet pastrimi i Durrësit/ Myshketa: Bashkia ka një kontratë me inceneratorin...
Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se taksat e qytetarëve për...