Dhunohet mjeku në spital nga prindërit e një fëmije

Familjarët e një fëmije të sëmurë kanë dhunuar mbrëmjen e së enjtes mjekun pediatër të Spitalit Rajonal të Shkodres, Skënder Duka. Ata i janë drejtuar me urgjencë Pediatrisë për shtrimin e fëmijës së sëmurë, por mjeku pasi ka kryer ekzaminimin e tij, ka vendosur uljen e tij në repartin e Kirurgjisë.
Kjo ka irrituar familjarët dhe mësohet se në debat e sipër, babai i të miturit ka goditur mjekun. Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen, ndërsa në prononcimin për media shefia e Pediatrisë së Spitalit Rajonal Shkodër, Greta Naraçi sqaroi rrethanat e ngjarjes. “Fëmija ka ardhur me traumë të kokës, ne e kemi ulur në repartin tjetër dhe kjo ka revoltuar prindin. Ne udhëhiqemi me parimin prindi ka të drejtë, por në spostimin e fëmijës e kemi kryer bazuar në konsultë mjekësore. Sipas protokollit të trajtimit nuk ka as abuzim as vonesë nga mjeku”, u shpreh shefja e Pediatrisë.
“Prindi për ne gjithmonë ka të drejtë”, thotë mjekia Naraçi, teksa shton se të tilla situata për bluzat e bardha po kthehen në shqetësim. Pasi kanë bërë deponimin në polici, palët kanë firmosur një marrëveshje pajtimi.

Artikulli paraprakZjarri përfshin pyllin me pisha në Krujë, rrezikohen banesat
Artikulli tjetërAksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 47-vjeçaren