Pasuritë e korrupsionit, bankat dhe ndërtimi si parajsa fiskale?

Ka shkaktuar jo pak pështjellim në kupolën qeverisëse deklarata e Kreut të PD-së, ditën e djeshme se pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme do të sekuestrohen pasuritë e vëna nga korrupsioni duket se ka sjellë jo pak pështjellim në kampin e së majtës. Disa televizione e ndërprenë Bashën teksa fliste live, ndërsa shumë të tjera mes tyre dhe portale nuk dënjuan as ta jepnin si lajm deklaratën e fortë që Basha bëri menjëherë pas takimit me drejtorin e Europolit në Maltë, Rob Wainright, i cili mori pjesë në takimin e Samitit të PPE-së në Maltë. Wainright ishte pjesëmarrës në këtë samit, pasi u dekorua nga PPE për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka zhvilluar përgjatë mbajtjes së këtij posti. Në një kohë kur qytetarëve po u shpërthejnë dyert për pasuri që i kanë blerë që para 20 vjetëve, Departamenti i Krimit Ekonomik në Shqipëri, deri më tani nuk ka marrë mundimin të hetojë pastrimin rreth 8 miliardë eurove që vijnë kryesisht si produkt i aktiviteteve të paligjshme, ku vendin kryesor e mban droga, por dhe  korrupsioni. Por me sa shihet kjo mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve, dhe krijimit të republikës së re. Në sitën e drejtësisë pritet të kalojnë të gjitha koncesionet në shëndetësi, energjetikë, dëmi ekonomik me fasadat e shumë e shumë të tjera. Në sitën e drejtësisë, pritet të kalohen zullumet e Ramës, Tahirit, Beqajt, Veliajt, gropa në dogana e kështu me radhë. Një eksperiencë e tillë ka ndodhur dhe në Kroaci apo vende të tjera të lindjes, ku veç prangave zyrtarëve të korruptuar atje ju sekuestrua dhe pasuria.

Ndiq paratë

Por ku fshihen dhe ku pastrohen paratë? Aksioma e FBI “Follow the many”, ose ndiq paratë, nuk mund të realizohet më mirë se tek familja kryeministrore. Një raport i OSBE do të citonte se Edi Rama ka fshehur 200 milionë euro, në kompanitë offshore përtej oqeanit. Në fakt kohët e fundit, media zbuloi se Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit do të emërohej në bordin drejtues të një banke e regjistruar si kompani offshore në ishujt Virgin, të njohura si parajsa fiskale. Banka ka një emër të madh, Amerikan Bank of Investment (Banka Amerikane e Investimeve) dhe është pjesë e NCH Capital. Në fakt, megjithëse e kuotuar në bursë dhe me një portofol prej 3 miliardë dollarësh, duket se as kompania e as banka s’ka asgjë të përbashkët me investimet amerikane. Kompania NCH është formuar nga George Rohr, një hebre i lindur dhe i rritur në Kolumbi. Në jetëshkrimin e tij, thuhet se është i datëlindjes 1954 dhe vendlindja e tij është Bogota. Që prej viteve 1990, aktiviteti i tij do të shtrihej në thuajse të gjithë Evropën post komuniste, duke zgjeruar aktivitetin e tij në të gjitha asetet, si hidrokarbure, ndërtim, financë etj. NCH është e shtrirë kryesisht në Ukrainë, Rumani dhe Poloni, dhe rajonin e Detit të Zi. Në vitin 2010 është prezent në Shqipëri me kompaninë e tij “Tranzit”, e licencuar në dhënien e kredive jo bankare nga Banka e Shqipërisë. Shkëlqimin e saj e ka njohur në vitin 2014, ku u vu re një rritje e ndjeshme e portofoleve të kredisë që jepte ky institucion financiar. Natyrisht, paratë depozitohen në emër të të tretëve dhe nëpërmjet transaksioneve shkojnë në parajasat fiskale.

Korrupsioni

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, është përllogaritur se gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, dëmi ekonomik ka arritur në shifrën e 1.5 miliardë eurove. Pra, në këto tre vjet me një llogari të thjeshtë i bie që gati 10 për qind e taksave tona të kenë shkuar në xhepat e Ramës dhe enturazhit të tij. Vetëm në Shëndetësi, dëmi përllogaritet në 500 milionë euro, ndoshta dhe më shumë, por shifra të ngjashme regjistrohen dhe në energjetikë, dogana, tatime, etj. Janë para që paguhen nga qytetarët dhe asnjëherë nuk jepet llogari se ku shkojnë. Për shembull, megjithëse me dhjetëra qytetarë u shtynë drejt vetëvrasjes ende nuk kemi një pasqyrë të qartë se ku kanë shkuar paratë që u grumbulluan nga borxhet e prapambetura, pasi borxhi që OSHEE ka ndaj KESH vazhdon të jetë në shifra alarmante në nivelin e 370 milionë euro. Ndërkohë, kësaj i shtohet dhe borxhi prej 2 miliardë eurosh që është marrë në mënyrë të pajustifikuar, pasi kanë munguar investimet në infrastrukturë, shërbime e të tjera. Natyrisht, këto janë parë që ose duhen fshehur ose duhen pastruar, dhe dy janë rrugët. Ose nëpërmjet bankave (vendosja e bashkëshortes së Ramës nuk është e rastësishme atje) ose nëpërmjet biznesit të ndërtimit. Për shembull, në Bashkinë e Tiranës vihet re një boom i lejeve të ndërtimit nga ana e Erion Veliajt për vitin 2017, ose në Kavajë, ku dyshja Roshi-Daja, veç Bashkisë, operojnë dhe në fushën e ndërtimit, pasi të dy zotërojnë një firmë ndërtimi.

Paratë e narkotrafikut

Por jo vetëm kaq! Në rast se do të bëhej fjalë vetëm për 1.5 miliardë euro, besojmë se Rama do ja kishte gjetur mënyrën, për t’i kaluar ato para. Por në lojë janë dhe paratë e narkotrafikut. Vetëm vitin e fundit sipas një reportazhi të “BBC”-së, mendohet se të ardhurat nga ky aktivitet ilegal kanë shkuar në 5 miliardë euro. Shqiptarët ishin dëshmitarë vitin e kaluar, kur e gjithë sipërfaqja e vendit u vu në shërbim të narkotrafikut. E përfshirë policia direkt, por dhe trafikantë që kishin lidhje të shkurtër me kryeministrin. Në përgjithësi ishin këta që e ndihmuan të vinte në pushtet në vitin 2013. E natyrisht, tregu i imobiliareve apo lojërat e fatit s’mund ta justifikojnë të gjithë këtë sasi parash, në një vend ku nuk numërohen as tre milionë banorë. Prandaj, Rama ka menduar që në krye të operacionit të verë njeriun e tij më besnik, Linda Ramën, njeriun që e njohu tek Fondacioni Soros dhe që prej disa vitesh e ka bashkëshorten e tij. Linda Rama është vendosur në bordin drejtues të një banke, ku kompania që e posedon është regjistruar në Ishujt Virgin në Karaibe, të njohura si parajsa fiskale. Ky emërim erdhi pikërisht në ditën, kur kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho dha alarmin se një bankë në Shqipëri pastron para, gjë që u pranua në heshtje nga nëndrejtori i Pastrimit të Parave.

Artikulli paraprakKonte shtyn rinovimin me Chelsin, shpreson Juventus
Artikulli tjetërMurinjo do Hysajn