Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja në Copa America a do ta kishit imagjinuar dot? Për momentin është vetëm një hipotezë, por që ka shanse të bëhet realitet. Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane Conmebol, konfederata amerikano-jugore po mendon që për edicionin e ardhshëm të Kupës Amerikës të ftojë 4 kombëtare europiane me origjinë latine dhe ato janë pikërisht, Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja, që sëbashku me Gjermaninë janë 5 përfaqësueset më të mira të kontinetit të vjetër.
Këtyre 4 kombëtareve mund t’u shtohet edhe Japonia që e ka bërë tashmë kërkesën për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Bëhet fjalë për edicionin e ardhshëm të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet në vitin 2019-të. Për momentin është thjeshtë një propozim dhe gjasat janë që edhe në edicionin e radhës, Copa America të përbehet nga 12 skuadra dhe si përfaqësuese që marrin pjesë me ftesë pritet të jenë sërish Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë sipas Globoesporte, ka vërtetë shanse reale që në këtë kompetecion të marrin pjesë edhe këto 5 përfaqësuese, 4 prej tyre nga Europa.