Një pikë e grumbullimit të skrapit në periferi të kryeqytetit është grabitur gjatë orëve të para të ditës së djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se, rreth orës 4:00 të mëngjesit, tre perona të maskuar kanë lidhur rojen e objektit që ndodhet në Vaqarr. Më pas, kanë thyer zyrat e biznesit duke u futur brenda tij. Nuk bëhet me dije sasia e parave që autorët kanë grabitur. Nga këqyrja e kamerave, është vënë re se autorët janë larguar me një makinë të tipit “Benz”, me ngjyrë gri. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një supermarket që ndodhet vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë se Korçës, u grabit mbrëmjen e të premtes nga një person i armatosur. Autori u arrestua nga policia disa orë më pas në afërsi të Librazhdit, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Nën kërcënimin e armës, mësohet se ai arriti të marrë nga kasa 100 mijë lekë. Këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të identifikojë në kohë autorin e dyshuar të krimit, i cili kishte pak ditë që kishte përfunduar një tjetër dënim për grabitje.