Nishani: Duhet të garantohen standardet e zgjedhjeve

Presidenti Bujar Nishani e konsideron tejet të tensionuar situatën politike dhe ndërinstitucionale në vend, ndërsa deklaron se palët duhet të negociojnë për të garantuar standardet e zgjedhjeve. Përmes një interviste televizive, ai u shpreh se, “Situata është shumë e tensionuar, në kuptimin politik të fjalës marrëdhëniet ndërinstitucionale janë goxha të vendosura në një ngërç edhe komunikativ jo vetëm të aspektit funksional. E kam fjalën te Parlamenti, por edhe te marrëdhëniet ndërpartiake sepse në fund të fundit partitë politike kryesore parlamentare janë aktorë vendimmarrës në proceset e rëndësishme të vendit. Kjo situatë politike kaq e tensionuar nuk po duket të ketë ndonjë reagim përsa i takon angazhimit për të gjetur një proces, që mund të mos mbyllet brenda një dite, por një proces që të fillojë ta çtensionojë situatën dhe ta adresojë pjesën e komunikimit ndërpartiak dhe të faktorëve kryesorë politikë në rrugën e duhur. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, jam i gatshëm si president i Republikës dhe vazhdoj të nxis edhe në qëndrimet e mia institucionale edhe publike interesin më të mirë të vend, që do të thotë edhe në mënyrë indirekte interesi i partive politike, i aktorëve politikë. Ulja në bisedime, qëndrimi në kontakt me njëri-tjetrin, pavarësisht objektivave që kanë, synimeve politike që kanë, duhet të ketë një proces komunikativ mes partive, duhet të ketë negociata, në mënyrë që të vendoset në bazë të këtyre negociatave standardi kryesisht për zgjedhjet”, tha Nishani.

Artikulli paraprakNuk do ketë zgjedhje më 18 qershor
Artikulli tjetërPollo: Ndërkombëtarët të shqetësuar