Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë një takimi elektoral në Tiranë, ka theksuar se në 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike. Duka takoi strukturat e njësive administrative një dhe dy në kryeqytet, ndërsa kërkoi votën për kandidatët Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj. Gjatë një takimi me strukturat e njësive administrative një dhe dy në Tiranë, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor pa qeveri teknike. Manipulimit të zgjedhjeve një ditë do t’i vinte fundi, tha ai ndaj i bëri thirrje mazhorancës, t’i nënshtrohet rregullave demokratike. “Parësore kemi zgjidhjen e çështjeve agrare ambientaliste. Prej 27 vitesh në Parlament nuk ka një grup i dedikuar vetëm mjedisit dhe çështjeve të bujqësisë. Prandaj do të ishte mirë të votohen kandidatët e tanë. Sipas Dukës, Partia Agrare Ambientaliste, ka mbështetur në çdo betejë të saj Shoqërinë Civileve për mbrojtje të mjedisit, mbështetje që sipas tij do vijoi dhe në të ardhmen.
Kryesore
Continue to the categoryShoqata e ish-të Përndjekurve reagon kundër Berishës: Jemi shtyllë kryesore e...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit të saj, Shpëtim Agolli.
"Ish të përndjekurit politikë...