Berisha takon kampionin e botës në pesha të rënda

Ish-Kryeministri Berisha priti dje në një takim boksierin tashmë legjendë e boksit botëror, Erzen Rustemi, kampion bote në peshat e rënda. Më 18 mars, Erzen Rustemi u ndesh në qytetin Aarhus, të Danimarkës me argjentinasin e famshëm Rameres “El Tigre”, të cilin e rrëzoi përtokë që raundin e parë dhe e nxorri nga ringu në raundin e dytëm duke fituar kështu titullin kampion, kurorën e madhërishme te “Mbret i Boksit” në botë, kurorë të cilën pak vite më parë e ka mbajtur dhe Evander Holyfield. Duke kujtuar takimin që ka patur me ish-kampionin e botës, Holyfield në një ballo në ceremoninë e inaugurimit të presidentit George Bush, Berisha i shprehu Erzen Rustemit kënaqësinë e madhe për këtë takim, tashmë me kampionin shqiptar të boksit në botë. Ai i shprehu kampionit Rustemi urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë.

Artikulli paraprakZbardhet borxhi i vërtetë i ARMO, 200 milionë dollarë te tatimet
Artikulli tjetërPD: Goditja amerikane ndaj një diktatori