Stabiliteti politik dhe dialogu janë shumë të rëndësishëm. Këtë mesazh adresoi koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams nga Berati, i cili inauguroi rikonstruksionet e investuara nga fonde të Bashkimit Europian. Williams hoqi paralele midis investimeve në arsim dhe stabilitetit në vend. “Unë nuk kam asnjë mesazh specifik për zgjedhjet, dua të them që stabiliteti politik dhe dialogu janë shumë të rëndësishme sepse ato ndihmojnë vendin në investime, në programet sociale, turizëm dhe ekonomi”, tha Williams. Plot 130 fëmijë të lagjes “Barikada” do të kenë më shumë mundësi tashmë të frekuentojnë kopshtin e rikonstruktuar të kësaj lagjeje, gjendja e të cilit linte shumë për të dëshiruar.
Kryesore
Continue to the category“2 mijë euro për çdo bebe të lindur, 20 mijë euro...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen e vendit. Ai thekson...