Zjarr në Komisariatin e Policisë Kavajë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Kavajës, mbrëmjen e të enjtes. Sipas policisë, rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroen”.  Si pasojë e flakëve të këtij mjeti, që është në pronësi të punonjësit të policisë J. B, është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroen”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisariatit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një mase elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroen”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim.

Artikulli paraprakKorrupsioni, lirohet ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve
Artikulli tjetërMasakrohet me thikë nëna e dy fëmijëve në mes të Durrësit