Digjet banesa në Dibër, zhduket vajza e mitur

Një banesë në fshatin Guri i Zi, të Njësisë Administrative Arras në Dibër është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme rreth orës 18:30. “Është ngritur grupi hetimor dhe së bashku me Patrullën e Përgjithshme kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim edhe me ndihmën e banorëve të fshatit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur përreth. Banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht”, ka njoftuar policia.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej vajza e të zotit të banesës, shtetasja O.T., rreth 17 vjeçe. Sipas deklarimeve të komshinjve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e frikësuar dhe është fshehur. Policia po vijon kontrollin përreth zonës për gjetjen e saj”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetër3.5 ton drogë nga Shqipëria brenda 24 orësh në Itali