Zidane: Ronaldo le shenjë në ndeshjet e mëdha

Ekipi i drejtuar nga nxënësi triumfon ndaj atij të drejtuar nga profesori. Ka ndodhur pikërisht kjo në “Allianz Arena”, ku Reali i Zidane ka fituar me përmbysje, me rezultatin 1-2 ndaj Bayern Munich. “Carlo për mua është një mjeshtër dhe kam respekt të madh për të”, u shpreh Zidane. Trajneri francez vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij dhe veçanërisht atë të yllit portugez Ronaldo.
“Sot zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe pamë në fushë një Ronaldo në superformë, i cili shënoi dy gola dhe mund të realizonte edhe një të tretë. Është një futbollist i madh dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Edhe kur duket sikur nuk është në formë, në ndeshjet e rëndësishme le gjithmonë shenjën e vet”, tha trajneri i Realit për Ronaldon.
Dhe Zidane ka të drejtë, sepse shifrat e portugezit flasin edhe më shumë se fjalët e trajnerit. Ronaldo ka shënuar 100 gola në Champions League dhe ka shënuar 82 gola në këtë kompeticion, në 84 ndeshje që ka luajtur me Realin.
I pyetur për një finale me Juven Zidane tha: “Juventus po kalon një moment të mrekullueshëm. Janë përmirësuar shumë dhe këtë e treguan edhe mbrëmë ndaj Barçës, por ne duhet të mendojmë si të kualifikohemi vetë. Kemi fituar vetëm ndeshjen e parë, por nuk mund të mendojmë si të kualifikuar. Bayern do të na e vështirësojë punën dhe këtë e tregoi edhe sot në pjesën e parë, ku luajtën ndeshje shumë të mirë”.

Artikulli paraprakMbape çmend Dortmundin
Artikulli tjetërRekordi i ri i Ronaldos, 100 gola në Europë