Ançeloti: “Jemi ende gjallë”!

Carlo Ançeloti mendon se rezultati i së mërkurës mund të përmbyset në Madrid. Trajneri italian i Bayernit pranoi se me rikthimin e mundshëm të Humelsit dhe Levandovskit gjithçka mund të ndodhë. Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ançeloti beson se ata në pushim është dashur të shkojnë me epërsi prej 2:0.
Por, pavarësisht humbjes, ai thotë se nuk janë dorëzuar dhe në Madrid do të provojnë gjithçka. “Ne kemi mundur të mbyllim pjesën e parë 2:0, por ky është futbolli. Ne nuk jemi dorëzuar dhe në Madrid do të japim gjithçka”, u shpreh Ançeloti.
– Çfarë ju penalizoi?
Së pari ishte penalltia e humbur e Vidalit dhe kartoni i kuq, i cili ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.
– Ç’mund të thoni për Kristianon?
Ai ka qenë lojtari vendimtar i këtij takimi. U munduam të kontrollonim lojën pas kartonit me Lahmin duke arritur të krijojmë njëfarë sigurie. Ronaldo nuk kishte shumë mundësi, por megjithatë ai arriti të shënonte.
– Si do të ndikojë largimi i Martinezit në ndeshjen e kthimit?
Mendoj se kemi kohë për të rikthyer Humelsin, por do të kemi dhe Levandovskin, ndaj mendoj se s’do të ketë probleme në mesfushë dhe mbrojtje.
– Cili është komenti juaj mbi penalltinë e Vidalit?
Çdokush gabon. Vidal ka personalitet, kjo nuk është as hera e parë e as e fundit.
– Cili do të jetë çelësi në “Bernabeu”?
Do të na duhet të fillojmë mbarë pjesën e parë. Do të jetë e vështirë, nuk do të kemi shumë mundësi, por nëse do të kemi, do të bënim mirë të shënonim.
– A jeni i nxehur me Martinezin?
Jo, nuk jam aspak i nxehur me të. Ai thjesht bëri një gabim. S’mund të them asgjë, pasi ai është një pjesë tepër e rëndësishme e skuadrës.

Artikulli paraprakMyler kundër Vidal
Artikulli tjetër6 nominimet në Premier League