Unë erdha por ju heshtët

Frrok BARDHI

Shqiptar të mirë dhe jo vetëm. Unë ju tregova një copëz të vogël të realitetit të dhimshëm në sistemin shëndetësor në Shqipëri. E bëra se ma ndjeu zemra askush nuk më ka shtyrë dhe as përdorur, askush nuk më ka paguar për të folur, ata që mendojnë të kundërtën më mendojnë si veten e tyre. Të gjithë jemi bij të kësaj toke, të gjithë do të shkojmë në shpirtin e saj, por lum ai që shkon me dinjitet. Unë jam një infermier i thjeshtë që shërbej prej 30 viteve në këtë sistem  Shëndetësie. Të gjithë e kanë para syve realitetin, por një pjesë e mirë kanë frikë të flasin, e tmerrshme kur mendon se ne të gjithë një ditë do të kemi nevojë për një Urgjencë.
Unë erdha, shumë shqiptarë më pritën dhe përgëzuan, por kishte dhe nga ata që heshtën, të dy palëve ju them Faleminderit;;;; por kishte pak edhe nga ata që më akuzuan dhe nuk më besuan, punë e tyre, por me keqardhje kuptova se edhe ata e dinë realitetin, por nuk mund ta pohojnë, sa keq më vjen për ta. Kam pasur provokime, por edhe kërcënime. Unë nuk kam askënd frikë veç Zotit, sepse vetë ai më ka thënë që unë të flas.
Kanë marrë përsipër të më largojnë nga puna, e habitshme. Çfarë kam bërë? Kam treguar një realitet që është i qartë për këdo qytetar që ka pasur fatin që Urgjenca e Tiranës t’i shërbejë, realitet që të gjithë mjekët, infermierët e punësuar aty e prekin në çdo moment. Unë erdha, por bluzat e bardha heshtën, si ka mundësi? Unë erdha se e ndjej para Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por bluzat e bardha heshtën e tmerrshme!
Askush nuk më frikëson në të drejtën time dhe të vërtetën që kam treguar. Më kanë ndjekur këmba këmbës dhe po më ndjekin për të më zënë në gabim. Përpara bukës së fëmijëve të mi  asgjë nuk më frikëson dhe asgjë nuk më tundon. Me asnjeri nuk kam asgjë personale, me sistemin e këtyre 26 viteve jam në drejtime të kundërta, dhe kështu do mbetem sa të jem gjallë deri sa ai të ndryshojë për mirë në këtë vend. O njerëz unë ky jam dhe nuk mund të ndryshoj, sepse kështu jam gatuar. Mua më pëlqejnë patriotët dhe trimat, por më dhimbsen të varfërit dhe të pamundurit dhe për këto nuk kam asnjë faj. Unë erdha, por, por, por…

Artikulli paraprakPse Brexit do ta rilindë Mbretërinë e Bashkuar
Artikulli tjetërHistoria sekrete e krizës së heroinës