Blaise Matuidi ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Futbollisti është i pavendosur përsa i takon të ardhmes së tij. Nga njëra anë Paris Saint Germain i ka ofruar rinovimin e kontratës, ndërsa nga ana tjetër qëndron Juventusi që vazhdon të insistojë për ta transferuar në Serinë A. Gjatë një interviste për mediat franceze 30-vjeçari deklaroi se pavarësisht gjërave që shkruhen drejtuesit parisienë i kanë ofruar rinovimin e kontratës dhe se ai po e vlerëson, por gjithsesi nuk ka marrë akoma një vendim.
Kryesore
Continue to the category“Kur Rama me 7×7=313 të vjedh për 12 vite dhe ti...
Gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicoonit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se 11 maji është çelësi për të hapur portën...